Ngjarja në Potam/ Meta: Nuk ndodhin rastësisht, ishte vrasje e paralajmëruar!

Ngjarja në Potam/ Meta: Nuk ndodhin rastësisht, ishte vrasje e paralajmëruar!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reguar për ngjarjen e rëndë që tronditi këtë të martë vendin tonë, ku një vajzë 7 vjeçe u godit për vdekje nga një skaf në plazhin e Potamit. Në pranga për këtë ngjarja përfundoi një punonjës i policisë, Arjan Tase, drejtues i skafit.

Meta shprehet se kjo ngjarje ishte e paralajmëruar, ndërsa sipas tij, siguria në plazhe mbetet në nivel katastrofik.

U shkaktua një tragjedi e pangushëlllueshme për të gjithë familjarët, por edhe një tronditje e rëndë për mbarë opinionin publik. Ishte një vrasje e paralajmëruar.

Pak javë më parë në Jalë, një gomone hyri e shpejtësi në rërë dhe plagosi dy pushues. Raste të tilla kemi pasur në shumë zona të vendit.

Menaxhimi i sigurisë në plazhe mbetet katastrofik. Ku shkojnë miliona euro për sigurinë në plazhe? Si mundet të dilet e të thuhet që përgjegjësia është individuale? Të gjithë qytetarët janë të bindur se arroganca që demostrojnë drejtues dhe individë në forcat e policisë, që për fat të keq minojnë besimin e qytetarit te shumë policë profesionsit. Nuk ndodhin rastësisht. Edhe personi që ka kryer këtë vepër të rëndë, rezulton të ketë qenë i dënuar dhe i pezulluar dhe i rikthyer. Rikthehen pas ndërhyrjes të dorës së ngrohtë të partisë.

Kjo është rezultat i arrogancës së kryeministrit, i cili thotë kur ndodhin ngjarje të tilla ‘pse e politizoni’.

A është e hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë? E mbani mend çfarë ndodhi me të riun Rasha gjatë periuedhës së pandemisë, që u vra se vajti të blinte një paketë cigare”, tha Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy