Nuk kanë të ndalur akuzat e ish-ministrit të Drejtësis Ylli Manjani, ndaj drejtuesve të maxhorancës.
Kësaj here në qendër të akuzave të Manjanit ishte kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.
Përmes një postimi në rrjetin social “Tëitter”, Manjani thotë se pavarësisht vendimit të dhënë nga Gjykata e Durrësit për pezullim të punimeve mbi rrenojat antike, punimet duken se nuk kanë të ndalur.
“Gjykata e Durrësit pezullon punimet,Bashkia nuk e zbaton! Ku janë kriminelet, në gjykatë apo në pushtet?! Po bëjmë shtet apo shaka!” shkruan Manjani.



