Rizgjedhja e Berishës/ Andoni: PD në ditët më të këqija, duhet menduar për një parti të re opozitare

Rizgjedhja e Berishës/ Andoni: PD në ditët më të këqija, duhet menduar për një parti të re opozitare

Analisti Ben Andoni, deklaratat e Ervin Salianjit se për rizgjedhjen e Sali Berishës qëndrojnë vota të manipuluara dhe të shtuara, i sheh si të bazuara, duke deklaruar se një proces i tillë është alarm për demokracinë shqiptare.

 

Ai tha për edicionin e lajmeve në MCN TV, se brezi i ri duhet të fillojë të mendojë seriozisht për një parti të re opozitare dhe realisht demokratike. 

 

Sipas tij, këto janë ndër ditët më të këqija në historinë e Partisë Demokratike që nga krijimi i saj.

 

Shqyrtimi i zotit Salianji është i vëmendshëm se është i interesuar të gjejë rrënjët e mos lejimit të tij për të kandiduar. Do të presim në orët në vazhdim të shohim reagimin e vërtetë. Por është alarm për demokracinë shqiptare. 

 

Brezi i ri duhet të fillojë të mendojë seriozisht për një parti të re opozitare, demokratike. Partia Demokratike me këtë proces tregon që në PD është jashtëzakonisht e vështirë për të bërë zgjedhje. 

 

Problemi më i madh i PD në këto momente është identifikimi i vërtetë i bazës së saj. Nëse nuk identifikohet realisht bazat e saj, situatat katastrofike do e ndjekin këtë parti. 

 

Çdo organizatë e ka shumë të vështirë në vendin tonë të njohë kanonet politike, e ka shumë të vështirë që një herë në disa kohë, sektori politik dhe ekonomik të japë llogari para anëtarëve, sa lekë marrin, nga financohen. 

 

Ti po nuk dite fuqinë ekonomike të partisë tënde ose njerëzit e bazës, është e pamundur të ringresh partinë tënde. Edhe Partia Demokratike ushqehet në informalitet, jeton në informalitet dhe do ta mbajë informalitetin. 

 

Këto janë ndër ditët më të këqija në historinë e Partisë Demokratike. Është një grup individësh në kryesinë e PD që nuk e do ndryshimin. 

 

Personalisht parashikoj që Partia Demokratike do shkojë në zgjedhje të tjera, do sajojë arsyen dhe do shkoj sërish në zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy