Kuvendi i Berishës/ Azem Hajdari i ri: Ky kuvend të jetë në lartësimin dhe përmirësimin e PD-së

Kuvendi i Berishës/ Azem Hajdari i ri: Ky kuvend të jetë në lartësimin dhe përmirësimin e PD-së

Në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, foli edhe djali i Azem Hajdarit i cili teksa u shpreh falënderues që ky kuvend nderoi dhe lartësoi figurën e të atit, i bëri ftesë bashkëmoshatarëve nga Kuvendi i Berishës që të investojnë në Shqipëri, në tokën e nënës dhe babait të tyre.

Sakaq, Hajdari u shpreh se ky Kuvend lartësoi Partinë Demokratike dhe theksoi se kjo ditë e sotme të jetë mesazh dhe një synim për të vijuar përmirësimin e kësaj force politike.

“Falënderoj PD-në për vendimin që vlerësoi babanë tim si president i përjetshëm i kësaj partie. PD është mbi çdo pjesëtar, është thirrja e zemrës së njeriut. Ftoj të gjithë moshatarët e mi dhe të gjithë rininë që të investojnë në tokën, dheun e nënës dhe babait të tyre.

Shpresoj që ky Kuvend dhe çdo Kuvend që do mbajë PD të jetë në lartësimin e kësaj partie që ka qenë aty në momentet më kritike të vendit.”-tha Hajdari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy