Lamallari: Opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç, mjetet e përdorura nga policia janë të certifikuara

Lamallari: Opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç, mjetet e përdorura nga policia janë të certifikuara

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e Shtetit gjatë menaxhimit të protestave, duke sqaruar se bëhet fjalë për pajisje profesionale të certifikuara, të përdorura gjerësisht nga forcat ligjzbatuese në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Ministri bëri të ditur se Policia e Shtetit përdor lëndët speciale irrituese, të destinuara për vetëmbrojtje dhe neutralizimin e personave të dhunshëm, të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare.

 

Konfirmoj që lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit janë RSG8 TË1000 Professional dhe VESK RSG 8000 Special, lëndë speciale irrituese profesionale për vetëmbrojtje dhe neutralizim të personave të dhunshëm, të certifikuara dhe të përdorura nga forcat policore në vendet e Bashkimit Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Ministri kritikoi ashpër qëndrimin e opozitës ndaj akteve të dhunës në protesta, duke theksuar se ajo duhet të distancohet nga personat që përdorin dhunën dhe tentojnë të fshihen pas protestuesve.

 

Lajmi nuk është spray i përdorur. Lajmi është që partia e ‘molotovarëve’ është shndërruar në parti të ‘skuthave’, që hedhin gurin dhe fshehin dorën. Nuk mund të pretendoni se përfaqësoni zërin e protestës, ndërsa toleroni njerëz me kapuç dhe individë që kërkojnë të nxisin dhunë.

 

Ministri nënvizoi se Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës veprojnë në përputhje të plotë me ligjin dhe standardet demokratike, duke garantuar të drejtën kushtetuese për protestë, por njëkohësisht edhe rendin e sigurinë publike.

 

Largoni njerëzit me kapuç përpara se t’i largojë Policia. Policia e Shtetit po bën detyrën e saj konform ligjit për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. Nuk keni asnjë të drejtë morale t’i jepni leksione Policisë së Shtetit për mënyrën se si garanton rendin dhe sigurinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy