Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, nuk ka lënë edhe këtë herë pa përgjigje kryeministrin Edi Rama, i cili në mbledhjen e grupit të një dite më parë e kritikoi për qëndrimet e saj ndaj Partisë Socialiste. Spiropali e ka sfiduar këtë të hënë Ramën duke e ftuar që ta përjashtojë nga grupi nëse e sheh të nevojshme.



