Edhe pse kanë një muaj që protestojnë para zyrës së tij, kryeministrin Edi Rama nuk e shqetësojnë akuzat e opozitës dhe kërkesat e tyre por një gjë shumë e pa vlerë, siç është ajo e muzikës së lartë që protestuesit dëgjojnë në çadrën e tyre.
Nga emisioni “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, Kryeministri Rama kërkoi nga opozita që të ndryshojë muzikën që vendos.
I pyetur në lidhje me çadrën e vendosur përpara zyrës së tij, prej mbi një muaji tashmë, shefi i qeverisë tha se nuk e ka aspak problem faktin se përse opozita vijon të qëndrojë në bulevard.
Por ai shtoi se është kthyer në shqetësim muzika që ata vendosin, dhe jo volumi i saj.
Rama: Aman muzikën çik më kujdes, zërin ngrijeni sa të doni, por ndryshioni këngët.
Eni Vasili: Çfarë muzike doni?
Edi Rama: Jo nuk kam ndonjë preferencë, por jo atë



