Pastrimi i Shqipërisë nga Feto/ Ambasadori turk: Do shtrihemi me investime në jug (VIDEO)

Pastrimi i Shqipërisë nga Feto/ Ambasadori turk: Do shtrihemi me investime në jug (VIDEO)

I drejtpërdrejtë dhe aspak diplomatik ishte ambasadori turk nga Shkodra ku kërkoi nga autoritetet shqiptare të reagojnë pa hezitim ndaj çdo elementi të organizatës Feto që vepron në Shqipëri. Me shprehjen 'miku i mirë njihet në ditë të vështira', Murat Ahmet Yoruk shprehu pakënaqësinë për tolerancën që autoritetet shqiptare po tregojnë ndaj elementëve të FETO-s.

Me keqardhje theksoj se elementë dhe struktura tinzare të kësaj organizate kriminale vazhdojnë veprimtarinë e tyre edhe në Shqipëri, ecin dhe dalin rrugëve tepër të qetë. Të gjithë e dinë mirë në Turqi se çfarë ka bërë organizata terroriste Feto. Ne mendojmë se kjo organizatë terroriste është kërcënim edhe për Shqipërinë. Ne kemi bindjen se Shqipëria duhet ta pastrojë sa më parë veten nga kjo organizatë terroriste që i kanë sjellë aq shumë të këqija Turqisë.

Murat Ahmet Yoruk tha se miqësia mes Ramës e Erdogan ka dhënë rezultatet e veta në  rritjen e pranisë turke në Shqipëri si në fushën e investimeve ashtu dhe në atë ushtarake, duke lënë të kuptohet se Ankaraja po shtrin ndikimin e saj edhe në jug të Shqipërisë.

Objektivi ynë është që brenda një kohe të afërt të arrijë 1 mln dollarë kjo marrëdhënie ekonomike. Aktualisht në Shqipëri ka rreth 600 kompani turke që kanë zyrat e tyre në Shqipëri. Sipas informacioneve që kemi janë të punësuar 15 mijë vëllezër shqiptar në kompanitë turke që sigurojnë jetesën. Gjatë vitit 2022 do të kemi investime të reja edhe në fushën e turizmit në zonën e jugut dhe atje do hapet Konsullata turke. Çdo vit rreth 800 persona mësojnë gjuhën turke tek instituti Yunus Emre në Shkodër dhe Tiranë.

Para pak javësh, ambasadori turk zhvilloi një vizitë në bazën detare të Pashalimanit, ku janë instaluar forcat turke. Dëbimi nga Shqipëria i elementëve të FETO-s ka qenë një kërkesë e përsëritur e Ankarasë, në këmbim të miqësisë dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve. Në këtë kontekst ambasadori turk tha se Ankaraja i ka qëndruar pranë popullit shqiptar  në ditë të vështira si gjatë tërmetit por edhe gjatë pandemisë të Covid 19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy