Përballë Komisionit Hetimor Parlamentar këtë të premte ishte kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
I thirrur për të dhënë shpjegime mbi vlerësimin dhe miratimin e listës së kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që iu çua presidentit, Dvorani ngarkoi me përgjegjësi kreun e shtetit për tejkalim të kompetencave.



