Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Shkëlqim Selami ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ-së sot për t’i hequr mandatin, lidhur me akuzat e Prokurorisë se ka fshehur të shkuarën e tij kriminale në formularin e dekriminalizimit.
Në një reagim për mediat, Selami shprehet se nuk paragjykon vendimin e KQZ-së, por priste që çështja të shihej me themel.
Por deputeti thekson se do ankimojë vendimin në Gjykatë.
“Prisja nga KQZ ta shihte çështjen ne themel. Megjithatë nuk e paragjykoj vendimin e tyre. Po marrim masat për ta ankimuar në gjykatën Kushtetuese dhe shkallet e tjera të gjyqësorit. Po penalizohet nj njeri q s’ka bere asgjë të vetme. Ne do merremi me hapat e tjerë ligjore. Brenda 5 ditëve do bëhet ankimi, mund ta çojmë edhe nesër”- tha Selami.



