Kreu i grupit parlamentar demokrat Luçiano Boçi deklaroi në MCN Live se ai si kandidat për bashkinë e Elbasanit dhe PD, do të denoncojnë me emër dhe mbiemër drejtues të administratës që ushtrojnë presion për votën ndaj qytetarëve.
Boçi zbuloi se për këtë do të ketë jo vetëm një faqe të posaçme në PD, por personat përgjegjës do të çohen për ndjekje penale.
Një lloj klime terrori përmes patronazhistëve është përhapur. Ekziston një lloj trysnimi i votuesit nga pushteti. Pushteti kërkon ta arrijë votat përmes formave të forta. Por kjo s’na pengon ne të bëjmë një fushatë të fortë. Unë do denoncoj me emër dhe mbiemër çdo drejtues administrate që trysnin dhe ushtron presion për votën. Jo vetëm denoncim publik. Do hapet një faqe e posaçme në PD, dhe përgjegjësitë do të kalojnë në penale, pasi kemi hyrë në atë periudhën që secili duhet të sillet sipas Kodit Zgjedhor, në mënyrë të ndershme, në mënyrë qytetare, në raport me qytetarin. Çdo përballje do ta kem me kandidatin. Do t’i çojmë edhe për ndjekje penale, çdo njeri me emër dhe mbiemër. Çdo qytetar do ketë mbrojtjen e PD-së dhe mbrojtjen e kandidatëve të PD. Në këtë fushatë mekanizmat e dhunës do jenë më të shfaqur, sepse kanë mbaruar mekanizmat politike. Do përdorë mjete ekstra politik siç i ka përdor PS-ja. Mbështetja është totale nga fermerët, biznesi, punonjësit e universiteteve, nga mjekët, infermierët, për shkak të keqqeverisjen që e ndjen në lëkurë, në familjet e tyre, në mungesën e të ardhurave”.



