Si kryeministri Edi Rama ashtu edhe kryebashkiaku Erion Veliaj nuk kanë bërë asnjë koment gjatë ditës së sotme pas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Deputeti socialist Etien Xhafaj thotë se më parë duhet të provohen akuzat për aferën e inceneratorëve, ndërsa nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi i bën thirrje SPAK të veprojë ndaj Ramës e Veliajt.



