
Pyetjes se çfarë ia ndryshoi mendjen Holandës dhe Danimarkës për të dhënë “dritën jeshile” për integrimin e Shqipërisë në BE, diplomati Zef Mazi iu përgjigj duke thënë se ishte pikërisht plotësimi i kërkesave të BE nga Shqipëria brenda një viti. I ftuar në “Arnautistan” në MCN TV, Mazi tha se nga muaji Mars vjet, të gjithë kërkesat janë plotësuar dhe kjo është konfirmuar nga vendet e UNION-it përfshirë edhe skeptikët.
“Ne kemi kaluar në një fazë 4-vjeçare ku qëndrimet e unionit kanë qenë të tillë ku nuk ka qenë e mundur të merreshin vendime për tu hapur negociatat me Shqipërinë që nga viti 2018-të kur komisioni i propozoi këshillit hapjen e negociatave. Nuk ishin dakord as në 2019-ën aq sa Conte e konsideroi gabim historik të BE. Nuk ishte e mundur në 2020-ën sepse këshilli kur vendosi politikisht hapjen e negociatave me Shqipërinë vuri edhe 15 kërkesa që të zbatoheshin dhe nga Marsi vjet të gjithë kërkesat janë plotësuar dhe kjo është konfirmuar nga vendet e unionit përfshirë edhe skeptikët. Bazuar në një raport që komisioni shkroi për vendet e BE për plotësimin e kërkesave mori edhe konfirmimin e vendeve skeptike”, tha Mazi.



