Gent Cakaj: Kemi konfirmim paraprak për çeljen e negociatave (VIDEO)

Gent Cakaj: Kemi konfirmim paraprak për çeljen e negociatave (VIDEO)

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar ditën e sotme një interpelancë me ekspertë të fushës së integrimit dhe studentë. Gjatë këtij takimi, Cakaj tha se ka një konfirmim paraprak të Komisionit për hapjen e negociatave, por theksoi se ky proces varet edhe nga zhvillimet e tjera në Europë.

Ne kemi një konfirmim paraprak politik të Komisionit. Shqipëria qëndron në avantazh dhe me shpresa për hapjen e negociatave me BE-në. Ky është një proces që nuk varet vetëm nga ana e Shqipërisë, por edhe nga zhvillime të tjera në Evropë”, tha Cakaj.

Më tej, Cakaj u shpreh se qeveri mbetet e angazhuar për hapjen e negociateve në muajin tetor. Teksa argumentoi se nga pikëpamje parimore nuk duhet të ketë një ndarje midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Cakaj shtoi se Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe po kështu ka potenciale për të vazhduar rrugën e integrimit.

Nga pikëpamja parimore nuk pse të ketë ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave në 18 tetor. Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe po kështu ka potenciale për të vijuar rrugën e integrimit”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy