
Ambasada amerikane në Tiranë del me një mesazh në emër të së ngarkuarës me punë, Nancy VanHorn, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në mesazhin e ambasadës thuhet se një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë.
Ndër të tjetra nënvizohet se i qëndrojnë pozicionit të kahershëm se nuk angazhohen me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë.
Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.



