“Berisha gjen rival”, Nesturi: Ibsen Elezi mund të tërhiqet, s’ka kohë të shpalosë programin e tij

“Berisha gjen rival”, Nesturi: Ibsen Elezi mund të tërhiqet, s’ka kohë të shpalosë programin e tij

Analisti Plator Nesturi deklaroi nga studio e lajmeve në MCN Live se Ibsen Elezi edhe mund të tërhiqet nga gara e 22 marsit ashtu si Kulluri pasi sipas tij ai nuk ka kohën e mjaftueshme për të shpalosur programin e tij.

Ai shtoi se Partia Demokratike tani nuk ka zgjidhje deri në dhënien e një vendimi nga gjykata, ndërsa u shpreh e sheh atë në një situatë absurde.

Përderisa gjendet një sfidantë përballë Berishës, kjo për mua përbën lajm, që Berishës i gjendet rival kjo i thotë të gjitha. Nuk është çudi që Elezi të tërhiqet sepse mendoj se nuk ka aq kohë sa për të shpalosur ndonjë program të caktuar. Më shumë e ka marrë për të shpalosur idetë që ka, por jo se ka ndonjë iluzion se mund të fitojë.

Dalin konferenca shtypi nga e njëjta godinë dhe bëjnë akuza ndaj njeri-tjetrit. Së fundmi po përdoret sërish togfjalëshi kryetari i komanduar, ndërkohë nisi të përmendej edhe fakti se ka një kryesi i dalë nga kuvendi i datës 18 që nuk ka funksionuar, por që duhet të funksionojë. Pra kemi të bëjmë me forume të ndryshme në të njëjtën godinë, por që janë paralele me njeri-tjetrin dhe kjo është absurde. PD tani nuk ka zgjidhje deri sa të jepet vendimi i gjykatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy