
Nga 71 krerët e degëve të PD, vetëm 5 janë shprehur të shqetësuar lidhur me situatën në parti.
Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, tha në përfundim të mbledhjes se mes demokratëve ka bashkëpunim.
Deklarata e Bardhit
Patëm një diskutim të gjatë por shumë të mirë me kolegjin e PD, i cili bëhet nga 71 kryetarë të degëve të partisë mbi organizmin e Kuvendit më 18 dhjetor, ora 11 në pallatin e Kongreseve. Dua të ndaj me ju frymën e lartë të bashkëpunimit që përcolli secili prej kryetarëve të degëve. Dua të jem transparent, me përjashtim të 5 kryetarëve, që raportuan një shqetësim, e gjitha pjesa tjetër konfirmuan frymën e bashkimit që përcjell ky Kuvend i 18 dhjetorit. Dua të ftoj çdo anëtar të PD-së që mos të shqetësohet nga lajmet e rreme dhe deklaratat dashakeqe se ky kuvend do të jetë kuvendi i përjashtimit të demokratëve që mendojnë ndryshe apo ata që do të marrim pjesë në mitingun e thirrur nga zoti Berisha në 11 dhjetor. 18 dhjetori nuk është për të përjashtuar demokratët, por për t’i bërë bashkë. Frymën e përçarjes për fat të keq gjatë këtyre dy muajve e ka përcjellë vetëm zoti Berisha dhe qëndrime te tij kundër rregullave të bashkëjetesës dhe që përbëjnë statusin e PD.



