Berisha prezanton kandidatin e tij për Belshin: Po ikin të rinjtë, votoni për ndryshimin që meritoni

Berisha prezanton kandidatin e tij për Belshin: Po ikin të rinjtë, votoni për ndryshimin që meritoni

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e tij për Belshin, Bedri Qypi. Berisha në nisje të fjalës së tij ngriti problemin e largimit të shqiptarëve nga vendi, duke thënë se kjo ndodh pasi kryeministri Edi Rama po zbaton politika armiqësore ndaj popullit.

Ai tha se duhet ti japim një mbështetje Belshit, Elbasanit dhe Shqipërisë, sepse po boshatisen si kurrë ndonjëherë në historinë e tyre.

Vij sot tek ju për të kërkuar mbështetjen tuaj, përkushtimin, sakrificën tuaj që në datën 14 maj ju të gjithë qytetarët, mbarë banorët e Dumresë të firmosni me votën tuaj, për kryetar bashkie, për qytetar të parë të Dumresë, të Belshit, mikun tuaj, qytetarin e nderuar tuajin, z. Bedri Qypi. Belshi, Elbasani, Shqipëria kanë sot nevojë jetike kanë sot ndryshimin, nevojë jetike aq sa ka zogu ajrin për të fluturuar. Kanë sot nevojë jetike ndryshimin në mënyrë që djem dhe vajzat, burrat dhe gratë e Belshit ti gjinden, ti japin një krah, mbështetje, vendit, bashkisë së tyre, ti japin një mbështetje Shqipërisë e cila po rrokulliset sot me shpejtësi marramendëse. Ti japin një mbështetje Belshit, Elbasanit dhe Shqipërisë, sepse ata po boshatisen si kurrë ndonjëherë në historinë e tyre.

Në vijim ai theksoi se kudo që shkon 30-40% e familjarëve, farefisit, kushërinjve, miqve të familjeve të demokratëve, socialistëve dhe paparti janë larguar nga Shqipëria.

Na mungojnë, nuk i kemi dhe këtu jemi para një momenti të jashtëzakonshëm. Do të ju them vetëm një moment, në 8 vite janë larguar vetëm në hapësirën Shengen 937 mijë shqiptarë, nga të cilët 80% nën 30 vjeç. Këtu nuk përfshihen ata që janë larguar në SHBA, Kanada dhe vende të tjera. Në 8 vite nga Shqipëria janë larguar një milion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy