
Gentiana Cakrani do të jetë deputete e re e Kuvendit të Shqipërisë deri në shtator. Ajo do të zëvendësojë Bashkim Finon e ndjerë, i cili u nda nga jeta prej COVID-19 disa javë më parë.
29 marsi u shpall ditë zie, ku flamujt e të gjitha institucioneve publike dhe shtetërore u ulën në gjysmë shtizë.
Në nderim të tij, si në të paktat raste politika u bë një, pa qëndrime majtas apo djathtas, ku u anuluan të gjitha aktivitetet në kuadër të fushatës elektorale.
Ndërkohë që Gledis Çeliku nuk e ka marrë mandatin e lënë bosh nga Tom Doshi në Shkodër pasi nuk ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit.
Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Doshi ka sqaruar vendimin e tij për të lënë mandatin duke thënë se kjo ndodh pasi do të mbrojë emrin e tij nga akuzat e e pavenda dhe tendencioze që i janë bërë kohët e fundit.



