
“Përjashtimi i Berishës shpresoj të jetë akti i fundit berishist në PD”, kështu tha deputeti Agron Gjekmarkaj nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV. Deputeti u shpreh se ndoshta mënyra e përjashtimit ishte e gabuar, por sipas tij ka qenë gabimi i duhur pasi Lulzim Bashës i është kërkuar edhe më parë të përjashtojë Berishën por e ka pasur të pamundur për shkak të mungesës së mbështetjes.
“Përjashtimi i Berishës shpresoj të jetë akti i fundit berishist në PD. Ishte ndoshta mënyra e gabuar por gabimi i duhur, nuk kishte zgjidhje tjetër. Bashës i është kërkuar ta heqë Berishën nga PD, por e ka pasur të pamundur. Duke pasur këtë mbështetje amerikane ndaj Berishës ju po shikoni si po zhvillohen ngjarjet, mendo të tentohej kjo para 4 vitesh si do të ishte situata...", u shpreh deputeti.



