
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vazhduar me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po tallet me familjet në neovjë të cilëve u ka hequr ndihmën ekonomike.
Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Basha u shpreh se po evidentojmë në terren fatin dhe faktet e gjithë këtyre familjeve të hequra në mënyrë abuzive.
"Ne nuk do t'i ndahemi asnjë sekond kësaj emergjence kombëtare. Po evidentojmë në terren fatin dhe faktet e gjithë këtyre familjeve të hequra në mënyrë abuzive. Përballja do të jetë në Parlament dhe kudo, ndaj i bëjmë thirrje të gjithë atyre që sot gjenden në nevojë ekstreme të ngrenë zërin, të bashkohen, të mos i nënshtrohen fatit, që thotë sa më shumë ju varfëroj aq më shumë ju sundoj. Një politikan abuziv, një parazit, një hajdut i cili nuk meriton gjë tjetër veçse kryengritje qytetare dhe largimin e tij sa më parë nga përgjegjësitë të cilat nuk i kryen duke dhunuar ditë për ditë fatin e qytetarëve dhe bashkëqytetarëve", tha kreu demokrat.
Basha tha se me Rama me ardhjen në qeveri shpunësoi shqiptarët dhe tani po u heq dhe bukën e fëmijëve prandaj misioni i opozitës është të vetëndërgjegjësojmë njerëzit për gënjeshtrat e Ramës.
Kreu i opozitës, Basha u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen, duke shtuar se nuk duhet të pranojnë moton e Edi Ramës, sa më shumë ju varfëroj aq më shumë ju sundoj.
“Edi Rama u kërkoi shqiptarëve ‘më punësoni, t’ju punësoj’. Shqiptarët kanë punësuar një parazit dhe hajdut”, theksoi Basha.



