Kryemadhi: Nuk kam asnjë llogari bankare në offshore, por nuk jam e varfër

Kryemadhi: Nuk kam asnjë llogari bankare në offshore, por nuk jam e varfër

Monika Kryemadhi ka folur për akuzat e ditëve të fundit, të publikuara fillimisht nga Top Channel, se ajo ka marrë para ruse nga biznesmenë që sponsorizojnë edhe Vladimir Putinin.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Kryemadhi i cilësoi akuzat si shpifje dhe falsifikime, për të cilat deklaroi se do të depozitojë kallëzim penal "për shpifje dhe shantazh".

E pyetur nëse disponon llogari bankare jashtë vendit, Kryemadhi tha se të gjithë paratë e saj dhe të familjes, gjenden në bankën Credins në Shqipëri.

Do e punojë unë këtë gjë, sepse unë nuk bëj padi copy paste. Do i marr unë emailin Top Channel. Po të jesh pa tru, sigurisht që të përdor Endri Fuga. Direkt Edi Rama. Unë nuk flas kot, do t’ja ndjejmë zërin edhe Tal Hanan. Unë nuk kam asnjë llogari bankare jashtë vendit dhe asnjë biznes. Unë dhe familja i kemi të gjithë llogaritë në bankën Credins. Aty më futet rroga. Unë nuk jam e varfër. Kam një pallat, të ndërtuar me firmën e të treve, Rama, Basha dhe Veliaj. Emri im është i falsifikuar në këto dokumente.

E pyetur kush i ka falsifikuar, ajo theksoi se sigurisht që do e gjejmë dhe personin që e ka bërë, por sipas saj kjo do kohën e vetë dhe pse kjo nuk është problemi kryesor.

Sot çështja kryesore është 14 maj dhe çështja e inceneratorëve, është çështje shumë sensitive. Nëse ju i dëgjoni politikanët që janë më të korruptuar, por në këtë rast Rama dhe Veliaj janë të kapur nga firmat e tyre. Sa i përket kësaj çështje le t’ja çojnë top channel këto dhe emailin dhe ti verifikojnë. Ajo që do bëj është padia për shpifje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy