Pas 42 ditë proteste, shefi i qeverisë Edi Rama zgjodhi të flasë sërish për arsyet dhe faktorët që qëndrojnë pas saj, por këtë radhë përpara një grupi të rinjsh të mbledhur në Jalë.
Pranoi për herë të parë se qytetarët e kanë një arsye që protestojnë dhe protesta duhet lexuar me kujdes.
Ndryshe nga sa ka deklaruar më parë, pranoi se pas protestës nuk qëndrojnë as algoritmet dhe as faktorë të jashtëm.



