Vasili: Ja pse LSI nuk do e votojë projekt buxhetin e vitit 2018 (VIDEO)

Vasili: Ja pse LSI nuk do e votojë projekt buxhetin e vitit 2018 (VIDEO)

Në një dalje për mediat, Lëvizja Socialiste për Integrim përmes kreut të rupit parlamentar, Petrit Vasili akuzoi qeverinë se në Shqipëri nuk është planifikuar asnjë investim i huaj.

Në përfundim të mbledhjes së grupit, kryetari i grupit parlamentar, Vasili tha se premtimet për një rritje ekonomike janë fiktive dhe mashtrime elektorale ndaj projekt buxheti i vitit 2018 nuk do të votohet nga LSI.

 “LSI nuk e voton buxhetin e 2018, është me probleme madhore dhe rëndon qytetarët. Qeveria për herë të parë paraqitet si një qeveri e tepsisë e timonit, ku hyn në konflikte me Kushtetutën për taksat.

Konstatohen fenomene skandaloze. E sfidoj qeverinë dhe pres këtu të më thotë qoftë dhe një investim të vetëm të huaj, e ardhmja është shumë e errët. Ka synimin te pastroje paratë e pista”

Të gjitha pretendimet për një rritje ekonomike janë pretendime tërësisht fiktive, mashtrime të vërteta elektorale, mashtrime të vërteta politike të cilat nuk të çojnë asgjëkundi, pasi edhe këto dhjetëra faqe të buxhetit që po paraqet qeveria nuk ka asnjë investim të huaj, të ri të rëndësishëm dhe asnjë ofertë për investime të reja, përveçse një ristabilizim me anë të një ligji të të gjitha favoreve që qeveria do ti njohë vetes për të favorizuar dhe ndihmuar klientët dhe nëpërmjet tyre veten e saj dhe asnjë projekt konkret.

Unë e sfidoj qeverinë dhe jam këtu dhe pres të më thotë qoftë edhe një investim të madh të huaj të rëndësishëm që vjen apo është projektuar të vijë në Shqipëri i cili do të më bindë mua dhe shqiptarët e tjerë për këtë gjë. Por nuk ka asgjë të tillë.

Shqipërinë e presin ditë shumë të errëta të rritjes ekonomike për shkak të një aventurizmi politiko – ekonomik të paparë për Shqipërinë në gjithë vitet e fundit”, tha Vasili.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy