Kimisioni Evropian rekomandon statusin e vendit kandidat për Bosnjën e Hercegovinën

Kimisioni Evropian rekomandon statusin e vendit kandidat për Bosnjën e Hercegovinën

Komisioni Evropian ka rekomanduar sot që Bosnjë dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se vendimi final për këtë vend pritet të merret në muajin dhjetor.

Varhelyi foli në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku prezantoi paketën vjetore të zgjerimit të BE-së.

Për statusin e kandidatit me kusht, Këshilli i Bashkimit Evropian, përkatësisht të gjitha vendet anëtare do të marrin një vendim unanim në dhjetor të këtij viti.

Nga BeH është kërkuar të punohet në reforma dhe janë renditur tetë prioritetet, kurse në dhjetor pritet të marrin një përgjigje pozitive nga vendet anëtare, duke marrë parasysh se është një formulë identike e rekomandimit të KE-së siç ishte rasti me Ukrainën dhe Moldavinë.

Përvojat e mëparshme kanë treguar se anëtarët mund të vendosin kërkesa shtesë përveç atyre të dhëna nga Komisioni Evropian, por statusi i kandidatit është pothuajse i sigurtë.

BeH ka një raport negativ nga KE për këtë vit.

Në raportin për procesin e reformave evropiane në BeH, është vlerësuar se nuk ka progres dhe se situata është e keqe në shumë fusha.

Ata veçuan partitë nga Republika Srpska si frenim për integrimin evropian, duke qenë se bojkotuan punën në institucione shtetërore për më shumë së një vit, dhe rrjedhimisht miratimin e ligjeve kryesore nga rekomandimet e KE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy