Pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Rama për përfundimin e punimeve në landfillin e Sherishtës, MCN kreu një vëzhgim ku shihet se gjithçka ka mbetur e stopuar. Ndonëse afati i lënë është deri në nisje të sezonit të ri veror, nuk dihet nëse do të arrihet vënia e tij në punë.
Që Landfilldi i Sherishtës të vendoset në funksion, duhet një tjetër firmë e cila ta marr përsipër projektin dhe të nisë nga puna. Më pas të bëhet transporti i të gjitha mbetjeve urbane nga lagja “24 Maji”, ku grumbullohen në më shumë se 20 vjet.



