Alibeaj: Qeveria i mashtroi naftëtarët e Ballshit, 800 punëtorët nuk morën pagën e premtuar

Alibeaj: Qeveria i mashtroi naftëtarët e Ballshit, 800 punëtorët nuk morën pagën e premtuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj të enjten deklaroi se qeveria ka mashtruar naftëtarët e Ballshit, ku sipas tij, 800 punëtorët nuk e morën pagën e premtuar, pasi Rama paguan klientët dhe oligarkët.

Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, Alibeaj tha se vendimi i datës 22 prill e thotë shprehimisht se naftëtarët e Ballshit, të gënjyer e të mashtruar për kaq muaj nga qeveria e Edi Ramës për rrogat e tyre, do të merrnin një pagesë ndihme prej 400 mijë lekësh.

Ai, mes të tjerash, tregoi se kjo ndihmë nuk ka mbërritur as tani që flasim në llogaritë e 800 naftëtarëve. Sipas tij, fjalët e qeverisë me realitetin e barkut bosh dhe dinjitetit të nëpërkëmbur bëjnë dallim si nata me ditën.

E vërteta është se kriza ekonomike po i nxjerr njerëzit në mes të katër  rrugëve, ndërsa qeveria nuk i ndihmon ata që humbin punën. Edi Rama dhe ministrat e tij mendojnë se mund t’ia hedhin me propagandë dhe se do të mbulojnë papunësinë me llafe boshe”, tha ish-deputeti demokrat.

Për të, qeveria gënjeu, kur tha se do të ndihmonte të gjithë varfërit dhe ata që kishin mbetur papunë.

Naftëtarët e Ballshit janë prova se kjo qeveri nuk do që t’ia dijë për njerëzit e zakonshëm, për biznesin e vogël në prag falimenti, për humbjen e mijëra vendeve të punës”, u shpreh ai.

Alibeaj theksoi se kur ndjehen mirë oligarkët, është mirë dhe qeveria, duke shtuar më tej se klientët e kryeministrit janë të kënaqur me pagesat, është i kënaqur edhe Edi Rama, pasi ata janë ortakë në ndarjen e pasurive të shqiptarëve dhe në vjedhjen e taksave tona.

Ish-deputeti demokrat, në emër edhe të PD-së, theksoi se mbështet plotësisht protestën e naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit, pasi padrejtësia ndaj tyre duhet të marrë fund.

Ata jo vetëm duhet të marrin pa asnjë ditë vonesë me shumë pagesën prej 400 mijë lekësh të ndihmës, por duhet të zgjidhet edhe problemi i djersës gati 2 vjeçare, akoma të papaguar nga kompanitë fantazmë të cilëve Edi Rama u fal miliona euro detyrime”, tha ai.

Alibej, ndër të tjera nënvizoi se një nga shtresat më të prekura janë naftëtarët e rafinerisë së Ballshit, të cilët janë goditur nga dy të këqija:

1. Nga korrupsioni i qeverisë, që është shkak për mosmarrjen e pagave prej më shumë se 2 vjetësh dhe

2. Nga propaganda e qeverisë, e cila nxjerr vendime në letër, por nuk i zbaton në realitet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy