Bardhi në Elbasan: Biznesi në krizë, do i rikthejmë normalitetin

Bardhi në Elbasan: Biznesi në krizë, do i rikthejmë normalitetin

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, u takua me pronarët e hoteleve dhe shërbimeve në zonën e Llixhave në Elbasan, ku tha se problemet me bizneset dhe rritjen e kostove të tyre e shikon kudo në çdo biznes në gjithë qarkun.

Bardhi tha se në këto 8 vite janë rritur taksat dhe tatimet dhe se gjatë pandemisë biznesi vuajti pasoja të rënda që çuan edhe në shkurtim të stafit  pasi nuk mbulonin dot kostot.

Unë nuk kam ndërmend të zgjatem shumë për të thënë çfarë ka ndodhur këto 8 vite, se jam i sigurt që atë e dini ju më mirë sesa unë. Prandaj edhe fokusi ynë, program dhe plani ynë i punës, është përqendruar tek ekonomia dhe biznesi, edhe për faktin që ka qënë që ka vuajtur më shumë pasojat e keq-qeverisjes. Pandemia thjesht e nxori në sipërfaqe të gjithë atë model keqqeverisje që e shikonte biznesin si armik apo si mundësi për të shkuar për të marrë atë “kafen”, apo për ta kapur në gabim e për ta gjobitur. Mundësisht taksat tuaja, edhe tonat bashkë, shkojnë për të hequr pllaka e për të vënë pllaka në qendër të Elbasanit, gjë që nuk është as zhvillim, as punësim e as mirëqenie por është thjesht fasadë, prandaj fokusi ynë është mbështetja ndaj biznesit”, u shpreh Bardhi.

Më tej ai thotë se me ndryshimin që po vjen më 25 prill, kjo gjendje nuk do të vijojë më kështu, pasi PD do të ul taksat do rikthejnë normalitetin. Sipas Bardhit degradimi që ka ndodhur në këto tetë vite, ka nevojë për ndërhyrje emergjente, veçanërisht te biznesi, te ekonomia.

Prandaj duhet ulja e taksave dhe tarifave vendore që kanë ardhur nga 2013-ta e deri më sot, ç’do vit në rritje, a thua se ekonomia është rritur, a thua se biznesi fiton më shumë, ndërkohë që realiteti është i kundërt. Kemi absolutisht nevojë për ju, sikundër jam i sigurt që ju keni nevojë për shtetin, për ta pasur në krah pas 25 Prillit, sepse degradimi që ka ndodhur në këto tetë vite, ka nevojë për ndërhyrje emergjente, veçanërisht te biznesi, te ekonomia. Ajo që vjen pas 25 Prillit është shansi i fundit për këta të rinj dhe brezin tim apo edhe më të rinj, për të vendosur nëse duhet të jetojmë në këtë vend apo të marrim valixhet dhe të ikim jashtë vendit. Boll! Ne i kemi të gjitha mundësitë që ju të zhvilloni atë biznesin tuaj, shtetin ta keni në krah, të punësoni ca djem e vajza të kësaj zone, që të mos largohen. Le ta mendojmë 25 Prillin jo si betejë politike por si betejë për veten tonë e për familjet tona”, tha Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy