
Kthimi i ishullit të Sazanit në një resort eko-turistik i ka të gjitha gjasat që të jetë i suksesshëm, pretendon deputeti i PS, Denis Deliu.
Në studion e MCN live, Deliu, edhe në cilësinë e një-ushtarake thotë se jo vetëm kjo por çdo bazë ushtarake në Shqipëri nuk prish planet e mbrojtjes së NATO-s, meqë është e pamundur të mbahen të gjitha nga FA.
Unë po flas edhe si ish-ushtarak. Baza e Sazanit është një baze ushtarake dhe jam i bindur se kryemsnitri përpara se të marrë një vendim sidomos për bazat ushtarake është këshilluar me komandantët ushtarak, shefin e Shtabit dhe ministrin e Mbrojtjes.
Ne kemi shumë baza ushtarake të trashëguara nga sistemi komunist dhe ndërkohë të gjitha këto baza sot me personelin ushtarak është e pamundur ti mbajmë.
Ishulli i Sazanit është në vëmendjen e NATO-s dhe besoj se ata do të jenë këshilluar dhe pse jo mos të përdoret edhe për arsye biznesi, turizmi elitar.
Mendoj se bërja e këtij ishulli vend elitar, nuk besoj se do ti prish edhe planet e mbrojtjes së NATO-s.
Deputeti Deliu edhe në cilësinë e një-ushtarake, thotë se jo vetëm kjo por çdo bazë ushtarake në Shqipëri duhet të shihet si investim elitar turistik.
Teksa aludohet për investitorin e mundshëm të firmës Kastrati, Deliu përkrah investime të tilla përmes investitorëve shqiptar.
Mendoj se duke besuar dhe parë mundësinë e FA për gjithë këto baza të trashëguara, mendoj se duhet një qasje më e zgjuar sa i përket bazave të FA.
Po të ketë një qasje të zgjuar nga ana e qeverise dhe duket se është, duhet të shfrytëzohen dhe për turizëm elitar.
Kur një media prestigjioze shkruan, unë s’dua të spekuloj ne këtë por dua të isha shumë i lumtur që të tëra investimet e mëdha në Shqipëri ti bënin investitor shqiptar, sepse investitorët shqiptare kanë treguar se janë partnerët të rëndësishëm serioz në raport me vendin edhe te tjerët. Duke investuar ata leku qëndron këtu në Shqipëri, punëtorët janë këtu. Por nëse investitorët mund të fitojnë me të drejtë tenderët apo këto mundësi, pse jo, është shumë më mirë që një biznesmen shqiptar të ndërtojë në Shqipëri, sesa një i huaj, pavarësisht se ne kemi respekt për të huaj, por pse të mos jenë shqiptar, do te jenë punëtor shqiptar aty, të rriten rrogat, hapen vendet e punës. Unë s’mund ti them këto informacione se e para nuk i kam, por ju siguroj se për një investim të tillë, kryeministri bashkë me KM nuk mund te vendosin kuturu.



