Teksa zhvillimet e bisedimeve Kosovë-Serbi, ende janë në proces e sipër, përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur një sërë takimesh me vendet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovën.
Përmes llogarisë së tij në Twitter, ai bëri të ditur se është takuar me zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.
Me përfaqësuesin e Qeverisë së Spanjës, Lajçak tha se ka diskutur për çështjen e dialogut, dhe përshpejtimin e procesit.
U takova me Joss Manuel Albares për ta përditësuar atë për gjendjen e lojës në Dialog. Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik. Mirënjohës për Spanjën mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së.
Po ashtu Lajçak njoftoi se ka zhvilluar bisedim edhe me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Rastislav Kacer.
E informova për vizitën time të fundit dhe përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E vlerësoj mbështetjen e fortë për të ardhmen e rajonit.
Lajçak u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides.
Përshëndets diskutimin e ngrohtë, miqësor dhe të hapur me ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides. Ishte shumë e dobishme të diskutojmë të fundit në dialogun e lehtësuar dhe të shkëmbejmë pikëpamjet tona.
Kjo nismë e emisarit të BE-së erdhi pas takimeve të fundit të zyrtarëve të lartë perëndimor me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Beograd.
E gjithë kjo për arritjen e një marrëveshjeje mes dyja vendeve, pas propozimit të planit franko-gjerman.



