Kalemaj: Ka shumë pak transparencë për çështjen e detit me Greqinë

Kalemaj: Ka shumë pak transparencë për çështjen e detit me Greqinë

Politologu Ilir Kalemaj në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me çështjen e detit me Greqinë për të cilën deklaroi se ka shuma pak transparencë nga ana jonë.

Sipas tij, në të drejtën e detit, nuk merren si pikë fundore e ishullit apo gadishullit sepse ke gllabëruar më shumë se ç’duhet.

Ministri i jashtëm grek deklaroi dje se çështja e detit është e mbyllur dhe se 12 miljet tashmë ata i kanë marrë, janë zgjeruar. Tani e lexova të plotë nga mediat greke dhe thuhet se dhe Shqipëria ka të drejtën që mund ta zgjerojë. Meta e dha një kundër reagim duke thënë se kryeministri nuk ka kërkuar asnjëherë plotfuqishmëri që është parakusht, po pret daljen në pension të presidentit për ta riaktivizuar çështjen e detit. Meta ka përmendur faktin që do bëjë më tepër në kohën kur të jetë opozitar. Ajo që është e rëndësishme është pika fundore që ne kemi shumë pak transparencë në pikat e negociatave. Në të drejtën e detit, nuk merren si pikë fundore e ishullit apo gadishullit sepse e thënë trosc kjo ndodh kur ke gllabëruar më shumë se ç’duhet.

Ndërsa lidhur me vizitën e Presidentit Meta në Kosovë, Kalemaj tha se ai la të kuptohej që nuk ka bërë mjaftueshëm për të dhe se do bëjë më tepër kur ti bashkohet sërish LSI.

Kosova është një nga destinacionet kryesore të politikës sonë të jashtme. Ata janë shqiptarë si ne, por përtej kësaj Meta tregoi se nuk ka bërë mjaftueshëm për Kosovën dhe premtoi se do të bëjë më shumë në drejtim të Kosovës kur ti bashkohet LSI, duke lënë të kuptohet se nuk është bërë mjaftueshëm me fushatën e njohjes së Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy