Ahmetaj: Tani që nxorëm Lulin nga çadra, ndahemi edhe nga e kaluara

Ahmetaj: Tani që nxorëm Lulin nga çadra, ndahemi edhe nga e kaluara

Drejtuesi i ekipit të socialistëve në Kavajë, Arben Ahmetaj ka hapur fushatën në Rrogozhinë, ku gjatë fjalës së tij nuk ka munguar as një mesazh për opozitën pas daljes nga çadra.

“Besoj se e keni ndjekur çdo ditë që ne kemi punuar për të avancuar vettingun, sepse reforma në drejtësi është e lidhur me mirëqënien ekonomike. Dhe ashtu siç kemi këmbëngulur për këtë reformë, ashtu siç detyruam Lulin të dilte nga çadra e të votojë vettingun, ashtu do të këmbëngulim që të kemi sa më shumë vende pune dhe një ekonomi më të mirë”, ka thënë Ahmetaj. 

Ai ka ritheksuar se PS është e vetmja alternativë për qytetarët. “Mos harroni se më 25 qershor kemi shumë për të humbur, prandaj atë ditë nuk duhet të humbasim asnjë votë por duhet t’i mbledhim ato në favor të PS të Shqipërisë dhe Edi Ramës kryeministër. Është e vetmja alternativë për Shqipërinë që duam”, ka thënë Ahmetaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy