Kulluri: Berisha, politikani më inteligjent. Rama llogaritar i mirë. Meta nuk u rrit dot kurrë

Kulluri: Berisha, politikani më inteligjent. Rama llogaritar i mirë. Meta nuk u rrit dot kurrë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri tregon emrin e personazhit të njohur që i ka lënë mesazhin “seen” dhe nuk i ka kthyer përgjigje.

Berisha në vitin 2017 kur i kam shkruar që të vepronte urgjentisht për situatën në Partinë Demokratike dhe nuk ktheu përgjigje.

Jam i sigurt që e ka aprovuar tekstin por nuk donte të përfshihej dhe ky është çmimi i rëndë që po paguan vetë, çështjen, jo mesazhin tim.

Berisha është politikani më inteligjent që kam njohur dhe shpesh herë më pak i mençur.

Në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv, ai e cilësoi Edi Ramën inteligjent, ndonëse shtoi se nuk është në nivelin e Sali Berishës.

Është më i përmbajtur, më finok nga Rama më llogaritar i mirë, më intrigant, në kuptimin e pushtetit.

Por ka probleme të mëdha në formimin kulturor politik dhe institucional, shumë cinik shpesh e kalon masën e cinizmit, po inteligjent është.

Ilir Meta nuk u rrit dot kurrë aq sa mendonte se ishte. Mbeti në mes, i parealizuar jo në kuptimin e karrierës dhe posteve, por të fuqisë politike.

Ka diçka që e pengon Ilir Metën të kalojë në nivelin më të lartë.

Për Fatos Nanon, tha se është inteligjent dhe tolerant nga natyra, gjë që e cilësoi cilësi shumë të rrallë në politikë.

Është tolerant nga natyra gjë që është shumë e rrallë nga natyra, por edhe fëmijë. Përtac i këndshëm, por edhe institucional, këtë e ka pasur cilësi shumë të mirë.

Lulzim Basha, është një zhgënjim shumë i madh jo për mua, por për shumë njerëz.

Veliaj është një Lulzim pak më i aftë se Basha, por në tërësinë e vetë është qenie zhgënjyese, nuk do mbahet mend për ndonjë gjë të posaçme, vizatim i Edi Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy