Çipi: Pas 91-shit komunistët s’duhet të lejoheshin në parti politike! Të ndaloheshin të bënin biznes për 5 vite!

Çipi: Pas 91-shit komunistët s’duhet të lejoheshin në parti politike! Të ndaloheshin të bënin biznes për 5 vite!

Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se komunistët nuk duhet të lejoheshin pas vitit 1991 që të përfshiheshin me parti politike dhe për 5 vite të ndaloheshin që të bënin biznes. Sipas Çipit klasa politike e përdor tranzicionin si alibi për të justifikuar dështimet dhe krimet në emër të demokracisë.

Ky e dimë ne sa deputetë, ministra apo kryetarë bashkie kanë qenë spiun të Sigurimit të Shtetit?! Problemi i dytë unë që kam qenë oficer i Sigurimit nuk i njoh unë bashkëpunëtorët e mi?! Nuk u shantazhoj dot?! Po të më pyesësh mua në vitin 91 komunistët nuk duhet të futeshin fare në partitë politike, nuk duhet të lejoheshin për 5 vite të bënin biznes, as karrierë shtetërore. Edhe komunistët kanë pasur frikë nga Sigurimi i Shtetit”.

Tranzicioni në Europën Juglindore ka përfunduar shumë më shpejt. Nëse ne komunizmi na ka zgjatur 45 vjet, 32 vjet na duket jashtëzakonsht tepër për tranzicion. Më duket më shumë alibia që ka klasa politike për të justifikuar jo vetëm dështimet por edhe krimet në emër të demokracisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy