Presidenti i ri/ Mediu: Duhet të zgjidhet me konsensus dhe jo me ndarje politike!

Presidenti i ri/ Mediu: Duhet të zgjidhet me konsensus dhe jo me ndarje politike!

Kryetari i grupit Parlamentar ‘Aleanca për ndryshim’, Fatmir Mediu thotë se zgjedhja e presidentit të ri duhet të bëhet me konsensus dhe jo me ndarje politike.

 Mediu propozoi se opozita duhet të shkojë me një grup të përbashkët, pa përfaqësi.

‘Është e nevojshme që presidenti të zgjidhet me konsensus. Procesi qesharak dhe populist që dëmton rëndë rolin e presidentit të Republikës.

Këtë qëndrim që kam parashtruar jam kam bërë të qartë edhe Alibeajt, nuk është interesi se çfarë përfaqësojmë. Është e rëndësishme duke nisur edhe nga praktikat e mëparshme të kemi një trupë të përbashkët përfaqësuese që ti japi seriozitet procesit. Nëse do të nisim me një proces të njëanshëm do të kishim një proces të njënashmë të gjithë duhet të mendojmë përtej.

Ai deklaroi se nëse PS bën veprime të njëanshme kjo është përgjegjësi e saj. 

Nëse PS bën veprime të njëanshme është përgjegjësi e saj. Unë nuk e kam rolin e piktorit akoma. Përcaktohen disa fusha të rëndësishme për rolin e presidentit të republikës. Mund të ketë edhe fusha të tjera që plotësojnë kriteret për të qenë president i republikës. Ka njerëz që e duan këtë vend dhe mund të qëndrojnë mbi palët.

Ka shumë supozime që ju bëni. Jam më i interesuar për procesin. Opozita nuk duhet të presë se çfarë do sjellë në tryezë Partia Socialiste. Duke konsideruar të gjithë problematikën dua të kujtoj që në vitin 2002 një nga kërkesat e faktorit ndërkombëtar ishte zgjedhja me konsesus. Është përgjegjësi të tejkalojmë numrat dhe të arrijmë në një president konsesual”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy