Ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha u pyet sot në konferencën për media në lidhje me 21 janarin, ndërkohë që SPAK ka regjistruar një procedim penal për vrasjen e Aleks Nikës.
Basha u shpreh se SPAK duhet të hetojë gjithçka dhe në mënyrë të paanshme.

“Të hetojë gjithçka, plotësisht, në mënyrë të paanshme dhe profesionale, ku ka qenë dhe mbetet mesazhi im. Kam qenë dhe mbetem në dispozicion të çdo akti të drejtësisë për të bërë zbardhjen e plotë dhe drejtësinë për 21 janarin”, tha ai.
I pyetur a urdhëruar Gardën për të qëlluar protestuesit, dhe a ke lidhje me fshirjen e serverave, Basha u përgjigj shkurt: “Jo dhe jo”.
I pyetur për rolin e ish-kryeministrit Berisha në këtë ngjarje, Basha tha: “Lëreni SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet”.



