Protesta e opozitës, Vangjeli: Ushtrim i demokracisë, por mungon oferta e qeverisjes

Protesta e opozitës, Vangjeli: Ushtrim i demokracisë, por mungon oferta e qeverisjes

Analisti Lorenc Vangjeli nga studio e MCN Live ka komentuar lidhur me protestën e opozitës më 11 shkurt ku u shpreh se ajo është ushtrim i demokracisë, por mbetet një instrument i përdorur shumë.

Ai tha se protesta nuk është çështje shifrash dhe se ajo që po vihet re është një shumicë në rritje e cila po refuzon si të majtën dhe të djathtën. Sipas tij, sot ka një opozitë, por nuk ka një alternativë për qeverisje.

Në shesh mund të ketë shumë njerëz që e refuzojnë Ramën dhe qeverisjen e tij me të drejtë, por ndërkohë që ata njerëz që janë në krye të protestës nuk frymëzojnë. Protesta është një ushtrim i demokracisë, e mirëpritur gjithmonë, por problemi është që mohon dhe nuk pohon, është shumëpërdorur. Hipoteka e qeverisjes së Ramës edhe ditën e protestës do të jetë te podiumi i folësve.

Shefi i kryehipotekës nuk është Artan Lame, por quhet Sali Berisha. Protesta nuk është çështje shifrash, me gjasë do të ketë në rastin më të mirë po aq njerëz sa në dimrin e egër të 2019 kur kryetar ishte Basha, por në rastin më të keq do të jetë shumë herë më pak se një shumicë në rritje që refuzon këtë qeverisje dhe këtë opozitë. Një shumicë në rritje që po refuzon me heshtje të mjaftën dhe të djathtën. Sot ajo që ka ndryshuar nga dje është se sot kemi një opozitë reale, por nuk kemi një alternativë për pushtet, dhe ky është thelbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy