Duke komentuar vendimin e Unionit të Gjyqtarëve që kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Vettingut, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami thotë se përpjekjet për të bllokuar reformën në drejtësi do të dështojnë.
"Përpjekjet për të bllokuar reformën në drejtësi do të dështojnë. Koalicionit të krimit po i vjen fundi. Shqiptarët do të kenë drejtësi", shkruan Selami.



