Berisha: Marrëveshja e detit me Greqinë miratohet vetëm nëse kalojnë mbi trupat tanë

Berisha: Marrëveshja e detit me Greqinë miratohet vetëm nëse kalojnë mbi trupat tanë

Ish-kryeministri Berisha thotë se opozita nuk do të lejojë në asnjë mënyrë marrëveshjen e përfolur me Greqinë për kufijtë detarë. Në një deklaratë për mediat pas daljes nga seanca e sotme, Berisha iu referua deklaratës së ministrit të Jashtëm, Nicos Kotzias, në lidhje me 12 milje det në favor të Greqisë. Berisha tha se një marrëveshje e tillë mund të miratohet vetëm nëse kalohet mbi trupat e deputetëve demokratë.

“Kocias e ka të vërtetë deklaratën. Me vendosjen e copave në tavolinë, Edi Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të rajonit. I takonin tërësisht Shqipërisë, sipas marrëveshjes tonë I takonin Shqipërisë. Marrëveshja jonë ishte për distancë të baraslarguar. Marrëveshja e Ramës është po të jap thërrime, llokmën po e mbaj për vete. Rama nuk mund ta kalojë atë marrëveshje pa kaluar mbi trupat tanë. Edi Rama do ta paguajë me të gjitha çmimet e merituara nëse e bën një gjë të tillë”, tha ai.

Duke iu rikthyer seancës së sotme, Berisha akuzoi Ramën për abuzim financiar përmes aeroportit të Vlorës.

“Siç e konstatuan të gjithë shqiptarët, një bandë hajdutësh të lidhur me krimin, që për këtë pupull quhet qeveri, në një akt të pashembullt në historinë e Parlementit përjashtoi kryetarin e grupit parlamentar për të krijuar një situatë në të cilën të kalojë hajdutësisht ligjin e vjedhjes më të madhe, aeroportit Habilaj. Po bëhet me një çmim 5-6 herë më të madh se aeroporti i Kukësit. Çdo shqiptar duhet ta dijë se çfarë është mbi 20 milionë, shkon në xhepat e Edi Ramës dhe individëve të tjerë që bëjnë pasuri me krimin. E bënë këtë akt të paprecedent sepse janë të ngërthyer në një skandal të tmerrshëm”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy