Ish-presidentët shqiptarë vizitë ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë: Kjo është lufta e fundit, drejtësia do të triumfojë

Ish-presidentët shqiptarë vizitë ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë: Kjo është lufta e fundit, drejtësia do të triumfojë

 Ish-presidentët shqiptarë Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko takuan sot Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ata deklaruan se qëllimi i vizitës së tyre është të tregojnë mbështetjen për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërsa shtuan që ish-krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në paraburgim.

Pas takimit, ata thanë se ish-krerët e UÇK-së po qëndrojnë të fortë moralisht dhe krenarë për luftën e drejtë të UÇK-së.

Vizita e ish- presidentëve u zhvillua me iniciativë të kreut Aleancës Kosova e Re dhe ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sot së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së.

Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajësisht në paraburgim dhe  mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësinë që po u bëhet.

Ish-krerët e UÇK-së janë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 pas konfirmimit  të aktakuzës me pretendime për krime lufte dhe kundër njerëzimit por gjykimi ndaj tyre ende nuk ka filluar.

Në paraqitjet e tyre të para ne gjykatë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy