Doda: Zhdukja e debatit politik, dëm që e ka sjellë Edi Rama

Doda: Zhdukja e debatit politik, dëm që e ka sjellë Edi Rama

“Nuk do të bëjmë kurrë atë kapërcimin cilësor nëse ne nuk futemi në argumente të vërteta”, kështu u shpreh në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, politikania Mesia Doda duke folur për debatin dhe argumentet në politikë.

Për zhdukjen e këtij debati, Doda akuzoi kryeministrin Edi Rama, i cili sipas saj nuk do “një debat normal mes politikanëve të racës dhe atyre të rinj”.

“Nuk do të bëjmë kurrë atë kapërcimin cilësor nëse ne nuk futemi në argumente të vërteta. Kur kam hyrë në 2009-ën në Parlament ne bënim debate me PS dhe ishim politikanë të të dy krahëve dhe para se të shkonim tek programet uleshim dhe studionim për gjithçka që kishte lidhje me taksën, sistemin ekonomik dhe duhej të dinim si i bënim goditjet. Zhdukja e debatit politik dhe kalimi i analistëve që kalojnë sa në një kah në krahun tjetër është një dëm që e ka sjellë Edi Rama i cili nuk do krijimin e një debati normal mes politikanëve të racës dhe atyre të rinj”, tha Doda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy