Fjalimi i Dumanit, Kikia: Mesazh ligjvënësve për të parandaluar krimin, korrupsionin s'mund ta luftojë vetëm drejtësia (VIDEO)

Fjalimi i Dumanit, Kikia: Mesazh ligjvënësve për të parandaluar krimin, korrupsionin s'mund ta luftojë vetëm drejtësia (VIDEO)

Analisti Mentor Kikia në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur qme kërkesat dhe mesazhet e përcjella ditën e djeshme nga kreu i SPAK Altin Dumani për të cilin u shpreh se ato që ai tha ishin përtej një raportimi.

Ai tha se fjalimi i Dumanit përmbante tri elementë   të rëndësishëm, ku përmes statistikave ai përcolli dhe krijoi debate.

Sipas tij, më    kryesorja ishte mesazhi Dumanit drejtuar ligjvënësve për të luftuar krimin, pasi korrupsioni nuk mund të luftohet vetëm nga drejtësia.Më ra në sy se ai raportim ishte më shumë se sa një raportim, fjalimi përmbante tri elementë, kishte raportim statistikash, kishte përcjellje mesazhesh përmes deklaratave për sektorët se si dhe ku krimi është më aktiv dhe elementi i tretë ishte raportim në formën e një debati ku pyetjet e deputetëve ishin përtej pyetjeve të rëndomta për procedurë.

Ajo që më tërhoqi ishte mesazhet apo deklarimet që Dumani bëri në lidhje me fushat ku krimi është më i pranishëm. Ishin mesazhe që ju dërguan ligjvënësit për të luftuar këto lloj krimesh. Kam parasysh këtu që korrupsioni bëhet përmes pjesëmarrjes në tendera ku nuk i dihet pronari.

 

Drupal Ad

 

Deklarata për pastrimin e parave në ndërtim por dhe përmes bankave, deklarata për inkriminimin e elementëve në policinë e shtetit, të gjitha këto nuk ishin thjeshtë për të shuar kuriozitetin e njerëzve, por ishin mesazhe dërguar ligjvënësit sepse në fund prokuroria arreston atë që shkel ligjin dhe jo atë që bën ligjin.

Mesazhet e Dumanit ishin  një ftesë për ligjvënësit që ata të përfshinë për të frenuar korrupsionin. Ishte një përpjekje e Dumanit për të përcjellë mesazhin kryesisht ligjvënësve që korrupsioni nuk mund të luftohet vetëm nga drejtësia.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy