
“Kryetarët e PD njëri i kapur, tjetri i damkosur”. Kështu deklaroi sot nga studio e MCN TV, ish-kandidati për kreun e PD Fatbardh Kadilli. Duke folur për situatën në PD Kadilli tha se marrja e vendimit në minutën e fundit për përjashtimin e ish-liderit Sali Berisha krijon krizë opozitare. Ai tha po ashtu se Grupi Parlamentar është i rreshtuar tek Basha dhe se ai nuk i lë të flasin
“Ai duhet ta ndiqte vetë raportin me SHBA, por nuk jam dakort as me Bashën. Jam dakort me vendimin, por jo me arsyet. Marrja e vendimit në minutën e fundit krijon krizë opozitare. Pse ndihet nën presion nëse është marrë në parime? Vendimi i SHBA është politik, nuk janë mbi prova juridike sepse me prova juridike shkon në burg. Berisha ka future në kuth shoqërinë dhe PD-në. Për Tom Doshin kemi kërkuar prova ne? Ose i pranojmë amerikanët si arbitra ose ndjekim standartet tona. Ne i kemi zgjedhur si mësuesit tanë. Foshnjore është ,por duhet t’i rrimë. Demokratët janë më të ndjeshëm se kryetarët. Njëri është i kapur tjetri i damkosur. Grupi parlamentar është i rreshtuar tek Basha nuk i lë njeri të flasin”, tha Kadilli.
Ndërkohë Nano tha se vendimi I Bashës për përjashtimin e Berishës është marrë në mënyrë personale nga kreu i PD pasi sipas tij është përballë vendimit të DASH.
“Ky vendim është marrë në mënyrë personale nga Basha. Është përballë vendimit të DASH dhe nëse do hidhej në votim do mbahej Berisha dhe kjo do kompromentonte marrëdhënien me SHBA”, tha Nano.



