SHBA do të ndihmojë vendet me mike me një tjetër fond për përballimin e epidemisë së koronavirusit. Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, njoftoi përmes rrjeteve sociale se një fond prej 274 milionë dollarë i shtohet fondit prej 100 milionë, i njoftuar një javë më parë.
“SHBA njoftoi 274 milionë dollarë të tjera për të ndihmuar miqtë kundër Covid-19. Që prej vitit 2009, SHBA ka ndihmuar me fonde mbi 100 miliardë dollarë në asistencën mjekësore dhe rreth 70 miliardë në asistencën humanitare në rang botëror. Jemi krenarë që jemi donatori më i madh për çështje humanitare dhe shëndetësore në botë”, shkruan Kim.
Një javë më parë, Kim deklaroi se SHBA do të asistojë me 100 milionë dollarë vendet mike si Shqipëria dhe të tjerë për të luftuar Covid-19.



