Analisti Denis Dyrnjaja për projektin e “Parkut të besimit” në zonën e Petrelës, ngre pikëpyetje nëse ka patur diskutime me komunitetet fetare.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se kryeministri zgjedh dhe na e bën më të bukur Shqipërinë nga pikëpamja virtuale.
Dyrnjaja e cilësoi si show të kryeministrit, i cili flet vetë dhe kënaqet vetë, brenda skenarit që ka ndërtuar.
Flasim për projekte të tilla, është iniciativë e mirë, por në gjithë këto vite si nuk shkoi Kryeministri në një azil pleqsh. Se ka nevojë dhe të ndihesh mirë.
Ne kemi nevojë për këto ngjyrat dhe efektet që Kryeministri zgjedh dhe na e bën më të bukur Shqipërinë nga pikëpamja virtuale.
Kush i takoi fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”, është aq i kujdesshëm Kryeministri sa po kujdeset që të ndërtojë një kullë te shtëpia e fëmijëve pa prindër.
Nuk e pashë kurrë Edi Ramën që të kthehet një herë te vetja e vetë, si e nisi. Ky dimensioni i Shqipërisë makro, i Shqipërisë si Dubai, si Gjermania...
Çdo gjë e bukur mund të ketë një gjë jo të këndshme mbas, por duhet parë me kalimin e kohës se çfarë ndodh. Më duken pak Leifeniste mua.
Rama i ka shumë qejf këto show-t dhe ia arrin të dalë me sukses, flet vetë, kënaqet vetë. Është brenda skenarit të vetë që ka ndërtuar.
O ka këtu hipokrizi fetare, o s’ka askund. Katolikët dhe ortodoksët janë shumë më pak të përfaqësuar.
Pse nuk kujdeset Kryeministri që të ishim më mirë të kuptonim si jemi me hapjen pa kontroll të xhamive, ekstremitetet apo përhapja e islamit ekstrem, a ka ndonjë shqetësim Kryeministri për këtë.
Ne jemi shtet laik, ndërkohë është bërë një xhami e mrekullueshme te Rruga e Elbasanit. Unë vetë i përkas fesë islame, por nuk jam praktikant.
Po çfarë taksirati kanë njerëzit të dëgjojnë hoxhën çdo ditë? Do të doja që të respektoheshin dhe ca njerëz të tjerë.
Ka dhe njerëz që janë ateistë dhe i përkasin një besimi tjetër.
Ekuilibri është shumë i nevojshëm dhe rasti kur ezani dëgjohet siç dëgjohen gjithë xhamitë në Turqi, ku janë të gjithë myslimanë.
Është një komunitet i gjerë që e dëgjojnë. Xhamitë le të ndërtohen, njerëzit le të falen, çështja është që gjithsekush të bëjë atë që ka nevojë ta bëjë pa cenuar lirinë dhe hapësirën mendore të tjetrit.
“Parku i besimit” do të shtrihet në një sipërfaqe prej 210 mijë metra katrorësh në zonën e Petrelës në Tiranë, brenda së cilës ndodhet edhe kalaja, e cila është monument kulture.
Një nismë e qeverisë për harmoninë dhe tolerancën fetare, ku do të ndërtohen disa monumenteve kulturore në të gjithë botën, atë islame, të krishterë, budist apo edhe të besimeve të tjera.



