Meta takim me Forumin e Pavarur të Prodhuesve: Përmirësim klimës së biznesit

Meta takim me Forumin e Pavarur të Prodhuesve: Përmirësim klimës së biznesit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim konsultativ përfaqësuesit e “Forumit të Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë”, i cili është krijuar rishtaz si një “platformë lobimi” për promovimin e produkteve shqiptare, përfaqësuar nga Dhomat e Tregtisë së Shqipërisë, të Kosovës dhe Maqedonisë. Meta përgëzoi dhe mbështeti iniciativën e krijimit të këtij Forumi si një domosdoshmëri e stadit aktual të zhvillimit ekonomik, sidomos në kuadër të axhendës sonë të përbashkët të anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Gjithashtu, Presidenti theksoi se përmirësimi i klimës së biznesit, heqja e barrierave tarifore dhe jo tarifore mes vendeve tona, thithja e investimeve të huaja direkte, parashikueshmëria fiskale, garancia juridike dhe kontraktuale, duhet të jenë disa nga prioritetet kryesorë në axhendën tonë ekonomike. Presidenti i Republikës apeloi për më shumë mekanizma financiarë, fiskalë dhe promovues për prodhimin vendas dhe për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve dhe “brandeve” shqiptare, përfshirë certifikimin e tyre me destinacion eksportin në tregjet e qëndrueshme ndërkombëtare.

Vetëm në këtë mënyrë, mund të fuqizojmë “Hapësirën Ekonomike Mbarëkombëtare” e cila do t’i paraprinte dhe ndihmonte krijimit të “Zonës Ekonomike Rajonale” që duhet të funksionojë si një “paradhomë” e anëtarësimit në BE dhe integrimit të plotë ekonomik në Tregun e Përbashkët Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy