Zgjedhjet, Meta: Në krye të listave tona për Këshillat Bashkiakë do jenë figura intelektuale

Zgjedhjet, Meta: Në krye të listave tona për Këshillat Bashkiakë do jenë figura intelektuale

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se të rinjtë, gratë dhe pedagogët që janë pjesë e kësaj partie, do të përbëjnë Këshillat Bashkiakë.

Meta pohon se në krye të listave në të ardhmen të Këshillave të Bashkive do jenë këto figura me rëndësi që do t’i japin tonin jo vetëm mbështetjes së arsimit në bashkitë e tyre, por do të tregojnë se ç’dallim i madh ekziston kur pushtetin ja u lë në dorë bandave.

Të rinjtë, gratë, intelektualët, pedagogët që do të përfaqësojnë Partinë e Lirisë në Këshillat Bashkiakë do të jenë zërat më të të fortë për zgjidhjen e çdo problematike që lidhet me arsimin. Dhe jo rastësisht ne kemi zgjedhur që në krye të listave tona dhe në krye në të ardhmen të Këshillave të Bashkive, të kemi sa më shumë figura, personalitete, intelektualë, intelektuale, pedagoge që do t’i japin tonin jo vetëm mbështetjes së arsimit në bashkitë e tyre dhe mbështetjes për të rinjtë e fëmijët, por njëkohësisht do të tregojnë se ç’dallim i madh ekziston kur pushtetin ja u lë në dorë bandave dhe ç’dallim është kur pushtetin ja u jep intelektualëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy