Sigurimi i dozave, Manastirliu: Ka luftë bërrylash, dhe vendet e BE po i kthejnë sytë nga Rusia

Sigurimi i dozave, Manastirliu: Ka luftë bërrylash, dhe vendet e BE po i kthejnë sytë nga Rusia

Në Kuvend miratohet ditën e sotme Akti Normativ që i jep të drejtën ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj që të negociojë krahas Ministrisë së Shëndetësisë për gjetjen e vaksinave kundër koronavirusit, të certifikuara nga vendet prodhuese.

Duke folur nga Kuvendi, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se me miratimin e këtij akti normativ, jepet leja që të vijojnë negociatat me shtetet prodhuese dhe distributorë të vaksinave në mënyrë që të vijojë, procesi që ajo e cilësoi jetik, i vaksinimit.

Manastirliu tha se e gjitha ishte një luftë bërrylash, ndërsa dha edhe shembullin e Gjermanisë që po shikon mundësinë për të marrë doza nga vaksina ruse.

Kanë mbërritur në vend mbi 90 mijë vaksina, të llojeve të ndryshme, Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V. Vaksinimi i grupmoshës plus 80, përmbyllet me ardhjen e vaksinave të tjera nga Pfizer, nga lëvrimi i kontratës.

Tregu i vaksinës ka luftë bërrylash, ka infodemi e kakofoni. Sigurimi i vaksinave është një përpjekje për vendet jo vetëm të rajonit por edhe të tjera në botë. Ndaj jemi angazhuar për të patur vaksinat në kohë të shpejtë me të gjitha burimet që kemi.

Për të ilustruar se sa sfidues është tregu i vaksinave është Gjermania që ka pranuar se do të hedhë sytë nga Sputnik V. Akti normativ që do të miratojmë sot është një hap drejt sigurimit të vaksinave të sigurta,”-tha Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy