Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka publikuar një video ku shihen pamjet se si një infermier bën sikur po bën injeksion. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se “është lakuriq para qytetarëve”.
“Keni mundësinë të ndiqni një video, të reklamuar, promovuar nga vetë Edi Rama, ku ju shikoni në video se si stimulohet, tregon se si bëhet shërbimi shëndetësor dhe shikoni se si bën sikur infermieri, por nuk bën injeksion, por bën sikur po bën injeksion”, u shpreh Vasili.
Duke e cilësuar një moment të rëndë, Vasili shprehet se Rama reklamon se si të mashtroni të sëmurët. “Kjo video tregon se Tirja dhe Edi Rama janë e njëjta gjë. Pra Tirja Rama dhe Rama Tirja janë emri dhe mbiemri i njëra-tjetrës.
Të jeni shumë të bindur të nderuar qytetarë dhe qytetare, ju do të shkoni në 25 prill. Por përveç shumë gjërave të tjera, ju duhet të mendoni, hallet pa fund tuajat të pazgjidhura, mijëra biznesve të mbyllura që nuk ju dha asnjë ndihmë, mos harroni kurrë këtë video mashtruese në 25 prill”, tha Vasili.



