Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, është në hetim nga SPAK për pengim të drejtësisë, në lidhje me hetimet ndaj Erion Veliajt arsye për të cilën opozira i ka kërkuar dorëheqjen.
Lidhur me këtë në ‘MCN Live’ analisti Denis Dyrnjaja u shpreh se kjo dorëheqje do duhet të vinte nga vetë Bushka për të çliruar PS nga një barrë ligjore më shumë dhe jo ta kërkonte opozita.
Ai tha se historiku i veprimit të Bushkës në ndërveprimin me familjarët e Veliajt është e hershme dhe implikimi i saj në këtë çështje ka dalë me emër dhe akuzë konkrete.
Çështja është se si sillet vetë politikani dhe në këtë rast kryetarja e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka nuk ka të njëjtën peshë me atë të komisionit të medias, prandaj në fakt dorëheqjen e saj nuk duhet ta kërkonte opozita ajo do duhej ta jepte vetë.
Është standard nëse ti je i implikuar në një hetim ku del me emër konkret, me akuzë konkrete nga Prokuroria për ndikim në çështjen e Erion Veliajt për ta mbrojtur atë dhe ndërkohë ka prova të tjera të implikimit të zonjës Bushka në historikun e vetë të bashkëveprimit me Ajola Xoxën ku kanë pasur një firmë të përbashkët bashkë me zonjën Llagani, ish kryetaren e KLGJ.
Historiku i veprimit të Bushkës në ndërveprimin me familjarët e Veliajt është e hershme, pra në cilin rol ta shohim Bushkën, në rolin e këshilltares ligjore apo si dikush që merret me aktivitet privat, prandaj duhet të jepte dorëheqjen që të çlironte PS nga një barrë ligjore më shumë.
I pyetur se në dosje thuhet që Bushka ka shantazhuar prokurorët, Dyrnjaja u shpreh se kjo nuk është diçka e shpikur, por është një gjë e faktuar, njëlloj komploti e grupit të strukturuar rreth Veliajt që ka tentuar për të krijuar aureolën mbrojtëse ndaj tij.
E gjithë kjo është bërë që Veliajt ti shpëtonte asaj që ndodhi dje, por bravo i qoftë prokurorit Olsi Dado për të cilin mendoj se dje sapo ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kreut të SPAK, nëse do mbaroj mandati i Dumanit mendoj se ai do jetë prokurori që do e pasojë stafetën.
Për shkak të këtyre veprimeve të forta profesionale që i kanë vënë në fakt prokurorët në një garë pozitive mes njeri-tjetrit dhe kjo është më e mira që mund të ndodhte mes tyre.
Për karriera personale ata po shtyjnë çështje të rëndësishme përpara, dhe kjo e Veliajt është ndër më të rëndësishmet.



